INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mafiozi shqiptar si në filma, jep urdhra nga BURGU. E dashura e tij avokate i zgjidhte punët jashtë dhe...

Mafiozi shqiptar si në filma, jep urdhra nga BURGU. E dashura e tij avokate i zgjidhte punët jashtë dhe...

Publikuar më: 14:25 03-04-2019

Nga hetimi për vrasjen e avokatit grek Michalis Zafiropoulos doli që porositësi i kësaj vrasjeje ishte shqiptari Klodian Lekocaj i cili është i burgosur që prej shtatorit të vitit 2018 në burgjet e Koridalos në Athinë.

Sipas mediave greke Lekocaj ka pasur një ndikim të madh mbi mafien në Greqi dhe ka një bandë kriminale në Athinë, në Selanik dhe në Kretë.

Madje mediat greke si ‘Reader.gr’ , ‘Το ΦΩΣ’, ‘Ελεύθερος τύπος’ i referohen si shqiptarit si “Cosa Nostra” i burgjeve në Athinë. Edhe pse ai është i burgosur ka arritur gjithmonë që t'u japë urdhra "ushtarëve" të tij nga qelia.

Përgjimet e reja të policisë greke kanë gjetur se si shqiptari mblidhte informacionet e tij dhe organizonte bandën dhe avokaten e tij. Ishte pikërisht avokatja e tij 45-vjeçare, e cila sipas përgjimeve është edhe e dashura e tij, ajo e cila kryente ‘punët’ jashtë për mafiozin shqiptar.

Në përgjime dëgjohet avokatja që i thotë “Mirëmëngjesi zemra ime...Të dua shumë dhe nuk dua të të humbas...” ndërsa shqiptari i përgjigjet duke i thënë “Një grua si ti nuk e le unë...Do të gjej mënyrën që të vij në duart e tua...” .

Hetimet e policisë greke nuk kanë fund në përpjekje për të ‘gozhduar’ mafiozin shqiptar...

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939