Magazinat për kultivimin e lëndëve narkotike janë kthyer në “modë” në Shqipëri, e po ashtu Policia e Shteti ka arritur të zbulojë e më pas të asgjesojë disa prej tyre. Këtë të djelë Policia e Durrësit ka arrestuar Zv/Drejtorin e Hekurudhës për transportin e mallrave Tiranë-Shijak, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë së Durrësit, Artur Mahmutaj 35 vjeç, kishte përshtatur një magazinë, e cila do të shërbente për të kultivuar bimë narkotike, me një teknologji të fundit.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr.644, datë 22.09.2015, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.Më datë 11.09.2015, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen Nr.15 në Durrës, nga ana e Specialistëve të Seksionit për Narkotikët, u ushtrua kontroll në një magazinë në punime e sipër, në pronësi të shtetasit Artur Mahmutaj, e cila shërbente si ambjent për të kultivuar bimë narkotike me një teknologji të fundit”.
Nga kontrolli i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.