Ajo është konsideruar një nga tetë mrekullitë e botës dhe pa dyshim që është.
Bëhet fjalë për ujëvarën e Niagarës në Kanada e cila dhuron në çdo stinë spektakël.
Dhe në Kanada është kaq ftohtë saqë një pjesë e ujëvarës së Niagarës ka ngrirë.
Temperaturat nën zero kanë krijuar një imazh unik dhe spektakolar për sytë e vizitorëve të ujëvarës së famshme.
Spiralet e akullit dhe shtigjet e dëborës të kujtojnë peizazhet e filmave të animuar të Disney-t, ndërsa ata që e kanë parë nga afër nuk e kanë humbur shansin të shkrepin foton e jetës së tyre.