Eventi sportiv i arteve marciale Muay Thai mbylli siparin në një finale fantastike të dielën në mbrëmje.
Ndërsa fituesit ju gëzuan trofeut pushuesit dhe banorët në gjirin e Lalëzin kanë ndjekur për herë të parë magjinë që ofrojnë përballjet e arteve marciale, një nismë kjo e kampionit të Europës Ervis Bici dhe kampionit absolut të botës, tajlandezi Sak Kaoponlek.
Dy ditë magjike dhe me adrenalinë ishte rezervuar për banorët dhe pushuesit në Gjirin e Lalëzit. Janë emocionet që të dhurojnë vetëm artet marciale të Muay Thai.
Në ring mbrëmjen e së dielës zbriten edhe femrat,në një sport që shpesh shihet së është fusha e meshkujve. Ato treguan se jo vetëm kanë forcë dhe talent por dinë ofrojnë spektakël në një përballje të vështirë.
Fëmijët ishin një tjetër surprizë e spektaklit që ofruan përballjet e arteve marciale në Gjirin e Lalëzit. Përballja e fëmijëve dhe e femrave në mbrëmjen e dytë dhe të fundit të përballjeve nga 8 vende të Europës, tregoj se artet marciale mund të ushtrohen nga të gjithë , pavarësisht moshës dhe gjinisë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja dhe promovimi i arteve marciale, të njohura ndryshe Muay Thai, edhe në Shqipëri.