INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Magjia e tekilës! Si ju ndihmon konsumimi i saj me këtë sëmundje të tmerrshme

Magjia e tekilës! Si ju ndihmon konsumimi i saj me këtë sëmundje të tmerrshme

Publikuar më: 15:51 29-06-2018

A e dini se një gotë me tekila mund t'ju ndihmojë të keni kocka të shëndetshme, madje edhe të shërojë osteoporozën? Është ky përfundimi i një studimi të ri të kryer së fundmi. Shkencëtarët kanë zbuluar se substancat që përmban bima e tekilës ju ndihmojnë që të rrisni nivelet e kalciumit, hekurit dhe magnezit, pra të gjitha mineralet që janë përgjegjëse që ju të keni kocka të forta.

Madje, studimi ka zbuluar se sheqeri që përmban bima e tekilës mund të përdoret për të trajtuar osteoporozën, një sëmundje e shkaktuar nga dobësia e kockave. Dr. Mercedes Lopez, udhëheqësi i këtij studimi nga Qendra e Kërkimeve dhe Studimeve të Avancuara në Meksikë thotë: Konsumimi i një gote tekila ndihmon shumë për shëndetin e kockave, madje edhe atë të sëmundjes së osteoporozës. Për të testuar këto efekte dhe këtë eksperiment, ato përdorën minjtë, të cilët i ushqyen me sheqer nga bima e kësaj pije.

Tetë javë më vonë, u vu re se kockat ishin më të forta, kjo për shkak të mineraleve të përftuara në organizëm. Sipas udhëheqësit të këtij studimi, tek minjtë që përdorën këto ushqyes u vu re një përmirësim i kockave të tyre në masën 50%, duke e krahasuar me grupin tjetër të minjve që nuk u ushqyen me sheqer nga bima e tekilës.

Substanca që kjo bimë përmban rrit nivelin e kalciumit, duke ndihmuar në këtë mënyrë kockat e trupit.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275