Panorama e bukur që merr natyra pas dëborës është magjike dhe tejet frymëzuese.
Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë edhe Italinë, por mesa duket kënaqësinë e saj po e shijojnë jo vetëm njerëzit por edhe kafshët.
Në një video të publikuar ditën e djeshme, në parkun e Abruzzos në Aquila, shihen një grup ujqërish që luajnë në dëborë, shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim apo t’i perceptojmë.
“Në një mjedis të tillë nuk mund të mos habitesh nga këto krijesa të mrekullueshme”, mbishkruan në video autori i cili mundësoi pamjet mbreslënëse Pietro Santucci.