INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Magjistratura, Meta flet nga Pusteci: Konflikti nuk i shërben reformës në drejtësi

Magjistratura, Meta flet nga Pusteci: Konflikti nuk i shërben reformës në drejtësi

Publikuar më: 17:31 30-07-2018

Në një kohë kur institicionet kryesore të sistemit të drejtësisë janë në kushtet e mosfunksionimit, presidenti Ilir Meta shprehet për herë të parë për ligjin e magjistraturës duke kërkuar dialog politik. Meta tha nga Pusteci se nxitja e konflikteve nuk i shërben implementimit të reformës në drejtësi.
Pyetje: Shkolla e Magjistraturës duket sikur ka ndezur një tjetër luftë politike në vend. Partia Demokratike është kundër, ndërsa Partia Socialiste kërkon miratimin e saj?
''Unë jam i bindur se nxitja e konfliktit as nuk i ka shërbyer deri më tani Reformës në Drejtësi, dhe as nuk do t’i shërbejë në të ardhmen. Vendi ka nevojë për një Reformë në Drejtësi, e cila bazohet fort te pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë, te integriteti i krijimit të tyre. Dhe në këtë drejtim unë inkurajoj vetëm dialogun për të zgjidhur çdo çështje në mënyrën më transparente dhe me integritet'' tha Meta.
Pyetje: Zoti President, vettingu e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, madje pa thënë, edhe pa Gjykatën e Lartë? Ku po shkojmë kështu?
''Besoj se duhen të ndërmerren sa më parë të gjitha ato hapa, që përforcojnë efektet pozitive të Reformës në Drejtësi, por pa krijuar kurrsesi boshllëk apo paralizë të institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë'' u përgjigj Meta.
Pyetje: Ndërkombëtarët kanë bërë me dije se pa një reformë drejtësie të çuar deri në fund, nuk mund të ketë negociata në qershorin e vitit të ardhshëm? A jemi të gatshëm ne për ta çuar këtë reformë deri në fund?
Meta: ''Është për të ardhur keq që po kalojnë dy muaj nga përfundimet e fundit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe ende nuk kanjë vullnet të përbashkët për të lexuar në mënyrë objektive të gjitha ato kërkesa, të cilat vendi duhet të plotësojë në mënyrë që mos të kërkojnë përsëri fajtorë qershorin e ardhshëm për çdo dështim në të ardhmen.''
Pyetje: Duke qenë mbi palët, ju keni një sugjerim për Reformën në Drejtësi, për klasën tonë politike? Çfarë do t’i sugjeronit?
Kthimi i ligjit për Teatrin, Meta shmang replikën me Veliaj
I pyetur nga gazetarët për deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj për kthimin në kuvend të ligjit të Teatrit, Kreu i Shtetit shmangu replikën direkte ndërsa referoi vendimin me 9 argumente si përgigje për çdo kritik.

Article Logic
Execution time: 0.0035147666931152