INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mahnisin Gigi, Kendall, në MTV Movie Awards

Mahnisin Gigi, Kendall, në MTV Movie Awards

Publikuar më: 14:34 10-04-2016

Supërmodelet mahnitëse Gigi Hadid dhe Kendall Jenner iu bashkuan Charlize Theron dhe Jessica Chastain duke veshur veshje provokuese ndërsa shkëlqejnë në tapetin e kuq të MTV Movie Awards 2016. 

Nuk mungonte glamouri në tapetin e kuq të MTV Movie Awards 2016. Ceremonia u mbajt në Los Angeles të shtunen në darkë dhe kishte pjesëmarrjen e disa nga emrave më të mëdhenj të filmave si Charlize Theron, Jessica Chastain dhe yjeve të modelingut, Kendall Jenner dhe Gigi Hadid. 

Charlize, 40 vjeç, na mahniti me një fustan te zi, Alexander McQueen, me bizhutë në formë fluturash që theksonin kraharorin e saj. Një fund goxha i tejdukshëm shfaqte të brëndshmet e saj të zeza por kishte gjatësine e duhur për ta bëre atë të dukej shumë e sofistikuar. Flokët i kishte të kapura bisht dhe kishte veshur nje palë taka të zeza shumë elegante. 

Jessica, 39 vjec, gjithashtu dukej mahnitëse me një fustan me rruaza, Givenchy. Mëngët me dantellë i jepnin një pamje delikate fustanit të gjatë. Bukuroshja flokëkuqe i kishte të leshuara flokët, me pak onde dhe kishte vënë buzëkuq rozë dhe ton sysh jeshile vezulluese. 

Kendall, ylli i televizionit dhe modelingut na mrekulloi me një fustan të zi asimetrik me taka me lidhëse deri tek kofshët dhe pjesa e kraharorit, gjithashtu ishte e tëra me lidhëse si takat. Prerja e fustanit tregonte çdo linjë të saj prej modeleje ndërsa çizmet e saj moderne i jepnin një ndjesi dominuese. Ajo gjithashtu i kishte kapur flokët bisht, por me një stil paksa të çrregullt dhe make up të thjeshtë por perfekt.

 

Gigi Hadid shoqja e ngushte e Kendall, erdhi pak më ndryshe, me stil me një kostum pas trupit dhe më reçipeta me dantellë që dukeshin paksa poshtë veshjes. Kostumi i saj ishte i zgjedhur dhe me stil duke i dhënë nje ndjesi si biznesmene. Me baluke dhe flokë të lëshuara ajo kishte një stil si të viteve 1960.

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209