INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mahnit të gjithë me zërin e saj! Këngëtarja shqiptare 13-vjeçare ngre në këmbë 40 mijë francezë [VIDEO]

Mahnit të gjithë me zërin e saj! Këngëtarja shqiptare 13-vjeçare ngre në këmbë 40 mijë francezë [VIDEO]

Publikuar më: 12:30 18-07-2019

Erza Muqolli është shqiptarja më e vogël që po bën krenar të gjithë shqiptarët kudo ku janë, me prindër kosovar nga Drenica, por ka lindur në Francë.

Që në moshën dy vjeçare familjarët e saj kanë filluar të kuptojnë talentin për muzikë që ka. Muqolli konkuroi në emisionin “France got talent”, ku arriti deri në 5 finaliste dhe më pas fitoi çmimin e tretë.

Vajza e vogël është shumë e njohur në Francë dhe e kanë krahasuar me shumë emra botëror, një ndër ta është edhe francezja Indila.

Tashmë Erza është pjesë e grupit Kids Unitedit, i përbërë nga 5 fëmijë të talentuar, të cilët këndojnë nëpër qytetet të ndryshme të Francës.

belRG28A.jpeg

Në faqen e saj private në Instagram, ajo ka publikuar foto të shumta me Vipat e mirënjohur si David Beckam apo Celine Dion.

d9db0e6c859f8c72fb6405bdef3595f1_L.jpg

Ajo ka qenë e pranishme në Radio Scoop Music Tour 2019, një nga koncertet më të mëdha verore që zhvillohet në Francë dhe ka mahnitur 40 mijë të pranishmit teksa këndoi këngën e famshme “Back to Black”.

Teksa Erza është ngjitur në skenë të gjithë të pranishmit kanë duartrokitur dhe janë kënaqur pa masë me performancën e saj, e cila teksa ka kënduar ka bërë me duar simbolin e shqiponjës gjë që na bëri të ndihemi krenar për të.

-640-0-5d304683693f7.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037732124328613