Bukuroshja e njohur Kylie Jenner, e cila është motra e Kim Kardashian, surprizohet sot nga i dashuri i saj Travis Scott, në një ditë kur nuk kanë arsye për të festuar.
Ajo prej kohësh është në lidhje me reperin e njohur, por përpara tij, Kylie pati një romancë të gjatë me reperin tjetër, Tyga.
Nëpërmjet disa videove të publikuara në rrjetet sociale, vërehet dominimi i trëndafilave të shumtë dhe muzikë të lehtë në sfond, për ta shtuar më tej romanticitetin. Në momentin që ka hapur derën ajo ka parë të gjithë shtëpinë e saj të mbushur me buqeta me trëndafila të kuq dhe qirinj të shpërndara në ambiete të ndryshme.
“Mënyra e jashtëzakonshme si ta mbyllësh natën”,- shkruan Kylie.
Kujtojmë që së fundmi ajo u bekua me një vajze të quajtur Stormi, duke u bërë nënë për herë të pare./intv.al/