INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maja Koçijançiç: Kosovës dhe Serbisë ti jepet hapësirë për marrëveshje

Maja Koçijançiç: Kosovës dhe Serbisë ti jepet hapësirë për marrëveshje

Publikuar më: 15:47 27-08-2018

Komisioni Evropian vlerëson se Kosovës dhe Serbisë duhet t'iu jepet hapësirë që të merren vesh për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, tha zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiç. Në një konferencë për gazetarët në Bruksel, Kocijançiç tha se BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t'i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes dhe do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një marrwveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare.
Kocijançiq theksoi se "zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare".
Kocijançiq tha gjithashtu se nuk dëshiron të futet në spekulime dhe detaje "në këtë fazë të fundit të dialogut".

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441