Majk ka qenë në qendër të vëmendjes që në fillim të karrierës së tij në muzikë edhe për historitë e dashurisë, ndonëse ai vetë i ka pranuar apo jo.
Ndarja nga Majlinda Zeka, fëmija i tyre Roan dhe romanca me Melitën, kanë qenë vetëm disa nga gjërat e jetës së tij private për të cilat është shkruar kudo në portale. Para një javë ai dhe Ylli Limani i dhuruan publikut shqiptarë një super hit i cili deri tani ka gjeneruar mbi 4.5 milionë klikime. Në një intervistë për Prive, të shtunën që kaloi, Majk tregoi se Ylli i ka pëlqyer gjithmonë dhe se kënga e tyre lindi krejt spontanisht. Por sigurisht që nuk mund të mos i shpëtonte pyetjes nëse kjo këngë e ndjerë që flet për dashurinë i dedikohet ndonjë personi të veçantë.
“Çdo këngëtar që shkruan tekste vend nuk mund të mos marrë copëza nga jeta e tij ose gjëra që i kanë ndodhur. Kështu që po, ka copa copa që jam inspiruar nga jeta ime ose dikush tjetër.”
E kur u pyet për dashurinë e jetës, Majk u përgjigj: “Kush tha që s’kam qejf (të gjej dikë me të cilën do të kaloj jetën), por nuk e kam gjetur”, u shpreh ai.