Atë e njohim si një prej krijuesve të hiteve më të mira, me këngë që nuk na hiqen nga mendja dhe i këndojmë e kërcejmë pa fund.
Por mesa duket Majk paska dhe një talent tjetër, aktrimin.
Deri më tani e kemi parë atë ‘të aktrojë’ vetëm në klipet e këngëve të tij, dhe së shpejti do të kemi mundësinë ta shohim në ekranin e madh të kinemasë.
Bëhet fjalë pikërisht për filmin shqiptar Diamanti, i cili do të dalë në kinema këtë tetor.
Nëpërmjet një postimit në Instagram, Majk na ka premtuar se do të jetë filmi më i mirë shqip.
Prive ka arritur të mësojë se cili do të jetë roli i Majk në këtë film.
Ai edhe në film prezantohet si këngëtar. Në disa sekuenca të filmit, artisti i njohur performon në Zonë Club, njëri prej klubeve më të mëdha në kryeqytet.
Ka mbetur edhe një muaj derisa filmi të publikohet dhe ta shohim Majk mes aktorëve të njohur.