INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majk, deklarata thumbuese Majlindës, por pasi pendohet i fshin dhe bën këtë reagim [FOTO]

Majk, deklarata thumbuese Majlindës, por pasi pendohet i fshin dhe bën këtë reagim [FOTO]

Publikuar më: 15:27 03-10-2017

Edhe pse nuk janë më bashkë, historia e tyre vazhdon të jetë ndër më të komentuarat.

Ndarje, bashkime kanë qenë fazat që kanë përshkuar lidhjen e tyre nga e cila kanë një djalë. Reperi Majk dhe Majlinda Zeka i kanë dhënë fund marrëdhënies por ai që i bashkon ende është djali i tyre. Ky i fundit u mendua se ishte edhe  shkaku i ribashkimit të tyre, megjithatë  pasi Majk u paraqit i vetëm në dasmën e Getoarit, konfirmoi  se ish çifti nuk janë më bashkë.

Por kjo nuk do të thotë që Majk ta ketë harruar ish partneren e tij. Ditën e djeshme reperi ka bërë në Instastorie  disa postime thumbuese të cilat mendohen se i janë drejtuar Majlindës.

“Zemër t’ishe kon me mu kishe vesh veç Gucci, jo Zara”. Ndërsa në një tjetër shkruan: “Zemër t’ishe kon me mu, ishe kon n’Benz, se kishe prit kurrë autobusin”. Kanë qenë këto dy statuse për të cilat më vonë ai është penduar dhe i ka fshirë duke i pasuar me një tjetër postim: disa Emoji duke qeshur. Pse vallë po tregohet kaq ironik Majk? 

majk_1507018468-1897953_1.jpg

majk1_1507018474-4024338.jpg

22207176_10212241071095262_1942645886_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492