Ndonëse numri i të infektuarëve me ‘Covid-19’ ka qenë çdo ditë në rritje, duket se artistët janë ata që janë revoltuar më shumë me vendimin e fundit të marrë nga ministria e shëndetësisë se në asnjë lokal nuk do të lejohet muzika pas orës 20:00.
Majk ka qenë ai që ka reaguar me anë të disa postimeve në ‘Instastory’, ku ka shkruar: “Jetoj me rregullat e mia, në dreq sistemi. Ata nuk mund të kontrollojnë shpirtin tonë”.
Në një postim tjetër, Majk ka duartrokitur protestën e njerëzve në Londër kundër mbajtjes së maskës.
Me siguri pas reagimit publik të reperit, do të jenë të shumtë artistët që do të ndajnë mendimin e tyre publikisht rreth vendimeve të fundit.