Majk është një ngë emrat më të njohur në muzikën shqiptare dhe shumë i përfolur për jetën e tij private kohët e fundit, që pas ndarjes nga Majlinda Zeka, me të cilën ka një djalë.
Por siç duket, reperi e ka lënë pas krahëve ndarjen nga Majlinda, duke nisur një tjetër lidhje me fashion bloggeren, Melita Nushin. Ndonëse dyshja ende nuk e kanë konfirmuar, është përfolur gjithashtu se Melita është edhe shtatzënë.
I pyetur nga gazetarët, Majku përsëri ka mohuar të gjitha këto lajme, madje ai edhe është nervozuar duke thënë, të mos përzihemi në jetën e tij personale. “Po çfarë të vërteta,edhe nuk ju intereson as juve, as askujt”, është shprehur ai.
Por pasi i ka mohuar lajmet, “Telegrafi” ka arritur të sigurojë disa imazhe fotografike, teksa çifti shihet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” ku destinacioni i tyre mësohet se ka qenë qyteza e Linzit të Austrisë.