Majk është bërë i famshëm duke qenë pjesë e një prej grupeve më të njohura në Shqipëri dhe Kosovë, “Babastars”.
Por suksesi më i madh për të erdhi me këngët solo, siç është edhe “Dashni”. Reperi është mjaft i zënë më koncerte së bashku me bandën e tij, gjë të cilën e tregon me postime në rrjetet sociale. Ndërsa sot, na ka surprizuar me postimin e fundit në Instagram. Në foton e tij të fundit shfaqet duke nxjerrë gishtin e mesit, mbi të cilën shkruan, “Nëse unë të ofendoj ty, mirë, sepse mua s’më bëhet vonë fare…”. Për kë ta ketë?