Edhe pse Majk dhe e dashura e tij Majlinda Zeka i dhanë fund lidhjes së tyre, tashmë diçka shumë e rëndësishme i lidh ata.
Bëhet fjalë për djalin e porsalindur të ish-çiftit. Reperi ka qenë i lidhur me bukuroshen prishtinase me të cilën u ndanë pas një kohe të shkurtër, por nga kjo lidhje Majlinda ka mbetur shtatzënë duke sjellur në jetë frytin e dashurisë, djalin Roan. Mbrëmjen e sotme, Majk ka publikuar një foto të vogëlushit, i cili ka hapur duart dhe i ati i ka bashkangjitur një emoji, ku ka shkruar: “I vogli Roan mund të bëjë kosh me zhytje”.
Edhe këtu Majk nuk heq dorë nga pasioni i tij për Basketball.