Reperi i njohur Majk sot feston ditëlindjen dhe si rrallëherë ka vendosur të shkruajë diçka për këtë rast në formë urimi.
Pak orë më parë ai ka publikuar në profilin e tij në istagram një foto provokuese të një vajze, e cila është e veshur me të brendshme dhe gjysmën lartë të trupit e ka futur brenda një makine.
“Zot më fal për mëkatet dhe gëzuar ditëlindjen vetja ime”,-ka shkruar Majk.
Komente të shumta vijnë për reperin nga fansat e tij që e kanë mbështëtur vazhdimisht në karrierën e tij.
Megjithëse urimi që i ka bërë vetes është i 'pazakontë', mund të themi se ky përvjetor qenka plot argëtim për reperin. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta urojmë të bëhet edhe 100 të tjera./intv.al/