Majk dhe ish-partnerja e tij, Majlinda Zeka kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, kryesisht pas ndarjes dhe "sulmeve" virtuale ndaj njëri-tjetrit për kujdestarinë e djalit të tyre Roan.
Ndonëse dyshja na ka treguar se tashmë marrëdhënia e tyre është përmirësuar dhe janë përqëndruar në rritjen e djalit të tyre, duket gjithashtu se ata kanë marrë drejtime të ndryshme dhe sa u përket jetës romantike.
Së fundmi Majk ka postuar një foto ku ka treguar se ai preferon makinat e bardha, e ndërsa vajzat i pëlqen me ngjyrë.
E ndërsa ditën e sotme Majlinda na ka zbuluar ndryshimin drastik në pamje. Ajo ka prerë flokët në stilin 'bob' dhe të themi të drejtën i shkojnë shumë dhe duket aq seksi sa ndoshta Majk mund dhe të ndryshojë mendjen për vajzat që i pëlqejnë.