Ai është një këngëtar shumë i dashur për publikun, autor i disa hiteve me miliona klikime të cilat kanë bërë bujë. Por duket se muzika nuk është dashuria e parë dhe e vetme e Majkut.
Këngëtari sapo na rrëfeu një tjetër pasion të tij që me siguri nuk e dinit. Majk e dashuron basketbollin dhe mesa duket ky sport ka qenë dashuria e tij e parë, madje edhe më përpara se të dashurohej me muzikën.
Në një foto të shpërndarë në Instagram, ai shfaqet pranë një koshi basketbolli, ndërsa shkruan: “Si mund ta harroj dashurinë e parë”.
Kjo tregon se herë pas herë Majk i rikthehet pasionit për këtë sport duke luajtur kryesisht për qejf. Këtë pasion të tij e kanë mbështetur edhe fansat, të cilët e kanë pëlqyer foton, ndërsa kanë ndarë me të të njëjtin pasion për sportin.