INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majko flet nga Amerika: Koalicioni me LSI mund të kërkojë rishikim

Majko flet nga Amerika: Koalicioni me LSI mund të kërkojë rishikim

Publikuar më: 17:34 29-07-2016

Ish-kryeministri dhe deputeti socialist Pandeli Majko bën deklaratën e fortë nga SHBA-të në studion e ‘’Zërit të Amerikës’’.

Për Majkon nuk mund të thuhet se koalicioni po funksionon në rregull, pasi sipas tij ka një lëvizje të LSI-së për marrëdhënie më të afërt me PD.

‘’Ka një të vërtetë. Në diskutimin e reformës së drejtësisë, ne nuk mund të themi se koalicioni po funksionon në rregull dhe çdo gjë është si më parë, sigurisht ka një lëvizje të LSSI-së për një marrëdhie më të afërt me PD. Po kjo nuk duhet parë në sensin e negativitetit. Ajo që duhet parë është si do rregullohet qeverisja.

Ajo që ne duhet t’i bëjmë pyetje vetes është si do vazhdojmë këtë histori të përbashkët të qeverisjes, nuk mund të vazhdojë me akuza, aludime, intriga, siç ka thënë dhe Meta. Ne e kemi marrë votën qever nuk mund të jetë një histori sallonesh, por qeverisje e përgjegjshme.’’, theksoi Majko.

Sipas Majkos, edhe pse ka zëra për vazhdimin e koalicionit, historitë dhe problemet mes PS-së dhe LSI-së, duhen diskutuar në tavolinë.

Majko përmendi edhe disa nga faktorët që çuan në miratimin e reformës. Sipas socialistit nuk ka të humbur dhe të fituar.

‘’Pavarësisht se kam qenë shumë optimist, kjo reformë nuk do ishte pranuar kështu pa ndihmën e SHBA dhe BE, vështirë se do kalonte në Kuvend për disa arsye, u kthye në një regres dhe ne u dukëm pak a shumë në statusin e ish-komitetit qëndror të komunizmit.

U miratua në një presion nga publiku dhe perëndimi. Të gjitha partitë patën rast të bëjnë një takim ne të kaluarën. Ndjehem krenar për arritjet e PS-së.

Mund ta kishim zgjidhur vetë dhe pa ndërhyrjen e fuqishme të ambasadorëve, madje falendoroj Lu-së dhe Vlahutinin, por mendoj se presioni i perëndimit ishte domethënës dhe i paprecendent, vështirë se do kalonte në llogaritje matematikore.

Jo se kjo që bëmë ishte gjeniale, ishim në presion të publikut dhe perëndimit’’, tha më tej Majko.

Për Majkon nuk ka as fitues as humbës, sepse do të kishte fitues nëse reformën do ta kishin bërë politikanët shqiptarë. ‘’Ka filluar një lojë politike për të deklaruar humbës dhe fitues. Mendoj që ne do ishim fitues nëse do e kishim bërë vetë këtë, dhe jemi humbës derisa politika shqiptare u vu në presion. Në fund fare perëndimi mbajti krahun e publikut shqiptar. Miqësia e shqiptarëve me SHBA nuk ka kaluar nga dyert politike, por nga shqiptarët, sidomos nga emigracioni shqiptar’’, deklaron socialisti.

Edhe Majko, ashtu si Rama dje që foli për bllok anti-reformë, artikuloi sot se ka patur edhe devocion anti-perëndimor.

Article Logic
Execution time: 0.0039138793945312