Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga Atifete Jahjaga dhe marrja e saj nga presidenti i ri Hashim Thaçi. Një ditë para dorëzimit të detyrës, ish-presidentja, i ka dhënë shtetësinë, Pandeli Majkos.
Ish-kryeminstri i Shqipërisë e ka bërë të ditur këtë fakt, me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku ka falenderuar edhe ish-presidenten Jahjaga.
Ja çfarë ka shkruar Majko në Facebook:
“Prej më shumë se 48 orësh jam edhe shtetas i Kosovës. Falenderoj Presidenten Jahjaga. Sot në Prishtinë isha me “status” tjetër.”