INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majko sulmon ministrat teknikë të PD. Janë bërë si “big brother”

Majko sulmon ministrat teknikë të PD. Janë bërë si “big brother”

Publikuar më: 08:19 02-06-2017

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka sulmuar ministrat teknikë të Partisë Demokratikë. Të vendosur në këto poste pikërisht për kontrollin e fushatës dhe zgjedhjeve, duket se kontrolli i tyre nuk i pëlqen deputetit Majko. Në një takim me qytetarët në kryeqytet Majko tha se ministrat teknikë të Partisë Demokratike janë bërë si “big brother” dhe “big sister”.
Pandeli Majko:
“E di që sot në miting ka shumë njerëz që për shumë arsye na kanë vënë dhe syze. Një pjesë e tyre i kanë vënë nga halli se punojnë në administratën civile. Na janë bërë ministrat teknik si “big brother” dhe “big sister”. Kanë filluar shikojnë edhe Facebook. Imagjinoni vetëm një muaj në zyrë do të jenë dhe shikoni çfarë bëjnë, po katër vjet? Nuk ka sinjal më të mirë për çdo socialist, i cili sot duhet të reflektojë së bashku me çdo qytetar, se çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Megjithëse kishim mazhorancën ne ofruam kompromis, një kompromis që po çon këtë fushatë të pa polarizuar, të pambyllur në çadër por duke i çuar të gjithë tek kutia e votimit”.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998