INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majlinda Andrea kërkon pafajsi, vendimi më 12 qershor

Majlinda Andrea kërkon pafajsi, vendimi më 12 qershor

Publikuar më: 11:12 26-05-2017

Vendimi për gjyqtaren Majlinda Andrea do të jepet më 12 qershor. Këtë të premte ëhstë mbyllur shqyrtimi gjyqësor, ku Majlinda Andrea gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Lartë kërkon pafajësi lidhur me dosjen e korrupsionit që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
Pafajësi kanë kërkuar dhe të pandehurit e tjerë në këtë proces: Odhise Andrea, Petraq Dashi, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino.
Seancën e kaluar Prokuroria e Përgjithshme e Përgjithshme paraqiti konkluzionet përfundimtare të dosjes së korrupsionit në Gjykatën e Lartë, ku është e përfshirë ish gjyqtarja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj Odhise Andrea.
Organi akuzës kërkoi shpalljen fajtor të të akuzuarve dhe dënimin e tyre përkatësisht me 4 vite burg për gjyqtaren dhe 5 vite për bashkëshortin e saj si dhe sekuestrimin e shumes prej 50 mije euro të përfituar nga korrupsioni.

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373