Edhe figurat politike që ne i shikojmë si njerëz të suksesshëm kanë fobi.
Por mesa duket Majlinda Bregu ish-deputetja e PD-së ka vendosur ti thotë stop një fobie që ka dhe pikërisht fobisë ndaj qenve.
Majlinda këtë na e ka treguar duke postuar një foto në Instagram me një qenush të bardhë, ndërsa në komente shikohet që edhe vetë motrat e saj janë habitur nga ky veprim.
Batutat e motrave të ish-deputetes nuk kanë munguar në këtë ndryshim të vënë re në sjelljen Majlindës, duke zbuluar kështu edhe fobinë e saj ndaj qenve.
“Ky është revolucion”, “Duhet të jetë pellush lodër…”, kanë qenë komentet me humor drejtuar Bregut.
Për më tepër shikoni diskutimin e tyre dhe si ua kthen Majlinda për këtë ndryshim.