Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë, një politikan mund të dalë i papunë, edhe pse ata kujdesen mjaft mirë që kjo mos të ndodhë. Ka qenë Majlinda Bregu, e cila në takimin e fundit të këshillit të integrimit ka lajmëruar se nga nesër do të jetë një qytetarë e papunë, ndërsa thotë se këtë periudhë do ta përdorë për mirë.
Majlinda Bregu:
“Për mua është dita e fundit që jam pjesë e Këshillit të Integrimit dhe Parlamentit, nesër jam e papunë, por sikur thotë Çurcill do të mundohem të përmirësohem”.
Nga nesër nis punën parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Parlamentit do ti mungojnë një numër i madh deputetësh, sepse Edi Rama dhe Lulzim Basha vendosën që në listat e kandidatëve të mos përfshijnë një numër të madh deputetësh që ishin në parlament gjatë viteve të fundit.