INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majlinda Bregu humbet “gjyshit”. Iku me një merak të madh!

Majlinda Bregu humbet “gjyshit”. Iku me një merak të madh!

Publikuar më: 16:02 02-08-2017

Majlinda Bregu ka ndarë me ndjekësit e saj në facebook humbjen e madhe për familjen e saj. Gjyshi i fëmijëve të saj është ndarë nga jeta këtë të mërkurë, ndërsa zbulon për herë të parë dhe marrëdhënien e ngushtë të saj me vjehrrin. Majlinda Bregu zbulon se “gjyshi” Beqir Ajazi iku me një merak të madh për Shqipërinë.

Statusi i Majlinda Bregut:
“Adieu 'Gjysh'!
Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë.☺️
As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr. Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi.
Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer.
Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë.
Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s'u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht?
Të paktën nesër desh Zoti, do ta përcjellim si të parin ndër të vetët, që e la këtë botë natyralisht…
Adieu 'Gjysh'”

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822