Pavarësisht se ishte e pranishme sot në protestë, deputetja e Partisë Demokratike nuk ka kursyer një status të gjatë në Facebook ku ka kryqëzuar kryetarin e saj.
E njohur si një nga kritiket më të ashpra të Bashës brenda Partisë Demokratike, ish-ministrja e Integrimit i ka qëndruar edhe këtë herë besnike linjës që ka mbajtur deri tani. Në një status në profilin e saj në Facebook ajo ka treguar gjithë pakënaqësitë ndaj lidershipit aktual, duke cilësuar “Republikën e Re” të shpallur sot nga kryeopozitari si “Republikë Imagjinare në një luftë imagjinare”, ndërkohë që përballë ka një “mazhorancë reale shumë të rrezikshme”. Edhe pse e ka shprehur nevojën për të protestuar si arsyen për të cilën sot ishte në shesh, sipas saj “boshllëqet e bulevardit” janë një përgjigje ndaj PD-së aktuale, të cilët po i largohen gjithmonë e më shumë njerëzit.