Është një nga zërat më kritik ndaj lidershipit të partisë demokratike, por që duket se kritikat nuk ndalen vetëm në kohën kur demokratët vendosen të protestojnë në bulevardin e kryeqytetit. Majlinda bregu e ftuar në emisionin “tek unë” në IN TV, thotë se kauza e opozitës është e drejtë por kjo kauze pikën kulmore duhet ta ketë diku tjetër, në pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e përgjithshme. Ky mendim bie ndesh me qëndrimin e lidershipit, por Bregu thotë se rruga e opozitës duhet të jetë drejt zgjedhjeve.
Bregu shfaqet ndryshe në qasjen e saj të sjelljes së opozitës kundrejt institucioneve. Për deputeten demokrate protesta nuk mund të përjashtojë format e tjera të angazhimit të opozitës.
Ndërsa lëvizjet politike janë të shpeshta gjatë këtyre ditëve në tentativë për të gjetur zgjidhjen e ngërçit politik Majlinda Bregu ka këtë qëndrim.
Por duket se Bregu ka një peng përgjatë kësaj kohë, është adrenalina zgjedhore që i mungon, të cilën ajo po mundohet ta zëvendësojë me takimet e saj me qytetarë në çadrën e lirisë.
Ndiqni të shtunën intervistën e plotë të deputetes demokratike Majlinda Bregu në emisionin “Tek unë” me Arjola Shehun në IN TV.