INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majlinda Bregu sherr me të bijën, për një foto në Instagram [FOTO]

Majlinda Bregu sherr me të bijën, për një foto në Instagram [FOTO]

Publikuar më: 12:17 11-01-2018

Zakonisht diskutimet nënë e bijë bëhen për oraret e vona apo ndonjë veshje të ekzagjeruar.

Por me ish ministren  e Integrimit, Majlinda Bregu, ka ndodhur ndryshe. E ftuar në emisonin ‘Studio e Hapur’ Majlinda nuk ka folur vetëm për politikën por edhe për marrëdhënien që ka me vajzën e saj, Kejda Ajazi. Kejda prej pak kohësh është vendosur në Bruksel ku edhe po vazhdon studimet. Majlindës nuk i pëlqen aspak fakti që ajo shpesherë bëhet pjesë e lajmeve nëpër portale. Madje tregoi edhe një rast kur një foto ishte bërë shkak për sherr me të bijën.

“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shopping. Unë që flas me të dhe i them: ‘Nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar?’ Po aty e kapa që thashë një budallallëk. Ndërsa Kejda më tha: ‘Pse kërkon të më kushtëzosh lirinë?’. Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve.”-rrëfeu ish-ministrja e Integrimit. 

73034-640-0-5a57334f8054d.jpg

73031-640-0-5a57334f7f6b1.jpg

73032-640-0-5a57334f80117.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443