Deputetja e Partisë Demokratike ka dhënë opinionin e saj mbi aktualitetin politike, duke filluar nga çadra në të cilën nuk ishte prezente e deri tek ndryshimet në qeveri.
E intervistuar nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë”, Bregu është ndalur tek çadra që është ngulitur para kryeministrisë prej një muaji tashmë. Ajo deklaroi se nuk ishte prezente në protestën e 18 shkurtit, të cilën e konsideron si ndër më të mëdhatë të organizuara nga Pd, pasi ishte e angazhuar me punë jashtë vendit. Ish-ministrja e Integrimit foli edhe për shkarkimin e 4 ministrave nga Rama, duke e cilësuar si një mesazh për Metën, të cilit kryeministri do t’i tregojë forcën e qeverisjes së tij. Por sipas saj, tashmë edhe kryetari i kuvendit duhet t’i kthejë reston.