Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, ishte e pranishme në takimin anti-Basha të mbledhur në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Në fjalën e saj, Bregu tha se nuk i interesonte fare Basha as nuk e urrente atë. Por sipas saj, Basha është një i paaftë për të menduar.
“Unë nuk jam anti-Bashë, nuk më intereson fare ai. Unë dhe Basha i jemi bashkuar PD-së në 2005-s, por diçka na pengoi që ta besonim njëri-tjetrin. Mua intuita, atë frika. Nuk e kam zgjedhur si kryetar PD-je në 2013-n dhe nuk jam e zemëruar me të. As nuk e urrej. Luli është thjeshtë një i paaftë për të menduar. Unë e dua PD-në parti të demokrative,” tha Bregu.