INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majlinda e thumbon, Majk nuk duron dot dhe reagon ashpër [FOTO]

Majlinda e thumbon, Majk nuk duron dot dhe reagon ashpër [FOTO]

Publikuar më: 19:34 17-10-2017

Nuk do të jemi të qetë deri në momentin kur Majk dhe Majlinda të na sqarojnë njëherë e mirë marrëdhënien e tyre e tyre e cila na ka bërë shumë konfuzë.

Të gjithë i kemi parë fotot e fundit të Majlindës në rrjetet sociale ku diçiturat kanë shumë romanticitet dhe pa faj kemi menduar se ato shprehje i janë drejtuar të gjitha Majk, si mesazhe të koduara, por Majlinda na zbuloi se kemi gabuar.

Në postimin e fundit teksa shfaqet me djalin, Roan, Majlinda shkruan: "Ti je djali që ja kushtoj të gjitha shprehjet e dashurisë", duke bërë të qartë se thëniet nëpër foto nuk i ka për Majkun, ashtu siç është komentuar në media.

          linda.png   

Një orë më vonë ka reaguar edhe reperi. Ai ka postuar një foto të tij dhe shkruan: "Ti nuk mund të më thuash asgjë", duke treguar kështu se për të nuk kanë më vlerë fjalët e Majlindës.

kaveli.png

Është si një lojë shahu, por ajo çfarë dihet, përveç kunjave për njëri-tjetrin, eshte se Majk e Majlinda nuk mund të qëndrojnë larg sepse është dikush që i bashkon përgjithmonë: djali i tyre, Roan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828