Majlina Kelmendi është shpallur kampione e Evropës në sportin e xhudos, në kategorinë 52 kg. Majlinda u ndesh në finale me francezen Priscilla Gneto, dhe e mbylli ndeshjen para kohe me ipoon duke u kurorëzuar si mbretëresha e Europës në xhudo.
Në gjysmë finale mposhti francezen tjetër Annabelle Euranie. Xhudistja nga Peja e kaloi xhiron e parë pa shumë mundim, kurse në atë të dytë e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova.
Kurse, në rrethin e tretë, pejania ishte më e mirë se izraelitja Roni Schwartz, për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale, ku e mundi francezen Euranie Annabelle.