Një nisje ashtu siç pritej për kampionen e botës, Majlinda Kelmendi, e cila ka fituar me Ipon ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike. Xhudistja kosovare ka arritur të fitojë me lehtësi ndaj xhudistes zvicerane Evelyne Tschopp për më pak se 30 sekonda.
Pas kësaj fitoreje, Kelmendi ka kaluar në çerekfinale për kategorinë deri në 52 kilogramë, ku do të ndeshet me xhudisten Christianne Legentil.