E para e Europës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka folur për KTV nga Kazani i Rusisë dhe ka thënë se është shumë e gëzuar që kjo fitore është arritur nën flamurin e Kosovës, përkundër problemeve politike në Rusi.
“Ndjehem shumë e lumtur, dihet që kur jemi në Rusi zakonisht kemi problem që është himni e flamuri i Kosovës. E në këto raste na rritet ego për fitore, jam gëzuar dy herë më shumë për Kosovën”, ka thënë Kelmendi.
Ndërsa në lidhje me nderimin ushtarak që i ka bërë garda ushtarake e Rusisë gjatë këndimit të himnit të Kosovës dhe ngritjes së flamurit të Kosovës, ajo është shprehur shumë e emocionuar.
“Më është dukur shumë mirë dhe realisht më shumë i kam parë ata sesa flamurin”, ka shtuar Kelmendi.