Edhe pse ata janë bërë për herë të parë prindër të një djali, duket se ndarja e tyre nuk ka më kthim pas.
Po flasim për Majlinda Zekën dhe reperin Majk të cilët vazhdojnë të tërheqin goxha vëmëndjen e portaleve. Ndërkohë, Majlinda vazhdon të jetë e përqëndruar plotësisht tek rritja e djalit të saj, Roan dhe duket se e ka harruar plotësisht Majkun. Ndërkohë modelja vazhdon të jetë goxha aktive në Instagram. Në postimin e fundit ajo përkrah një tjetër këngëtar, Burakun e grupit muzikor ‘Fama’ të cilët kanë sjellë këngën ‘Qaj’. Çfarë do të mendojë Majk pas kësaj?