Majlinda Zeka u bë e njohur për publikun si e dashura e reperit të njohur kosovar, Majk.
Majlinda dhe Majku kanë një djalë të quajtur Roan, por i cili fatkeqësisht rritet me prindërit e ndarë.
Pas ndarjes së tyre të bujshme, djali po qëndron me nënën, por që ditëve të fundit patëm një përplasje në rrjetet sociale mes Majlindës e Majkut, për kujdesin ndaj djalit ku nuk munguan as replikat ndaj njëri tjetrit.
Edhe pse u përfol mjaft nga mediat rozë, kjo duket se nuk e ka penguar Majlindën që të vazhdojë jetën si më së miri.