Jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët kanë instiktin e dhënies së ndihmës. Reagimi i majmunëve pasi kanë parë të binte në pus një leopard, i ka shpëtuar jetën. Ngjarja ndodhi në një pus afër tempullit Sikar, Rajasthan në Indi, ku majmunët filluan menjëherë të kërcenin dhe bërtisnin. Leopardi është shpëtuar nga mbytja në pusin e thellë 7.6 m, falë këtij grupi majmunësh që alarmuan banorët vendas. Vizitorët në tempull të tërhequr nga sjellja e pazakontë e majmunëve, shkuan menjëherë duke parë kafshën në fund të pusit me ujë. Rojet e pyllit dhe një grup shpëtimi duke përdorur shkallët, arritën ta nxjerrin kafshën. Operacioni i shpëtimit zgjati rreth një orë dhe leopardi sapo doli nga pusi vrapoi drejt xhunglës.