Major Lazer ka publikuar videoklipin e “Cold Water”, një klip argëtues, por na bie në sy diçka shumë e rëndësishme. Bashkëpunëtori më i madh i këtij hiti mungon , e kemi fjalën për Justin Bieber.
Video përfshin momentet më të bukra të turit të çmendur europian të Major Lazer, nëpërmjet një sërë pamjesh të mrekullueshme edhe pse bardh e zi. Ndonjëherë ju shikoni MØ, Diplo dhe kompaninë duke përformuar para turmës, e herë tjetër ju jeni në skenë me ta, duke parë nga afër veprimet e tyre. Mirëpo mungesa e Bieber është e justifikuar, pasi axhenda e tij verore ka qenë e mbushur me shumë ndalesa për turin e tij muzikor “Purpose”, kështu që me shumë mundësi, nuk ka pasur kohë për të marrë pjesë në video me Diplo, Jillionare dhe Walshy.
Megjithatë, ai ndodhet shpirtërisht në klip!