Shqiptarët në këto ditë me mjaft interes po presin rezultatet e negociatave mes Ramës-Bashës. Në fokus të lëvizjeve figurë kyçe është dhe Ambasadori Lu, të cilin Bujar Kapexhiu këtë herë e ka marrë si muzë frymëzimi dhe ka bërë një karikaturë. Ai e ka vendosur në mes të dy dyerve rozës dhe blusë. Duke lënë të kuptohet se ai “shtegëton” sa tek një portë aq dhe tek tjetra.
Shpresojmë që dora e Kapexhiut të jetë e mbarë dhe misioni i Lu të mbyllet me sukses e PD dhe PS të gjenë gjuhën për zgjidhjen e krizës në vend.