Një telefonatë rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, ka alarmuar blutë, ku iu është thënë se një person është varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik.
Policia thotë se nga këqyrja paraprake, viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet të jetë vetëvarur.