Pak ditë më parë zhdukja e shkencëtares amerikane në Greqi bëri bujë në të gjitha mediat botërore. Më pas ajo u gjet e vrarë në Kretë.
Suzanne Eaton është vrarë nga 27-vjeçari, Yiannis Paraskakis, i cili e ka pranuar para prokurorëve, se është ai autori i vrasjes barbare dhe ka treguar ngjarjen.
Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve. Ai fillimisht e kishte goditur atë me makinë dhe më pas e kishte future në bagaz, pa ndjenja.
Më pas e ka çuar në një bunker, ku dhe e ka përdhunuar. Biologia ka “luftuar” me të, pasi i ka ngulur thonjtë, kjo e çoi policinë në identikimin e 27-vjeçarit, nëpërmjet analizës së ADN-së. Ai se la me kaq pasi më vonë e vrau amerikanen.
Nga ekspertiza, ka rezultuar se ajo ka pasur disa brinjë të thyera. Policia e zbuloi 27-vjeçarin pasi kishte publikuar video dhe foto në rrjetet sociale, në tunelin ku u gjet e vrarë biologia amerikane. Policia ka zbuluar edhe gjurmët e makinës së tij në hyrje të tunelit. Suzanne Eaton ndodhej në Greqi për një konferencë shkencore dhe ishte me origjinë nga Kalifornia. Nëna e dy fëmijëve, jetonte në Gjermani me bashkëshortin e saj britanik.