Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën ditën e sotme. Një grua në Prizren është arrestuar pasi dyshohet se pasi ka lindur një foshnje në shtëpinë e sa,j e ka mbytur.
Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë, raportojnë mediat kosovare.
E dyshuara është arrestuar .
“Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme bën me dije policia.