Paraqitja e jashtme përbën një nga detajet më të rëndësishme kur flasim për Vip-at e shoëbizz-it.
Të kuruar në maksimum, yjet e showbizz-it na kanë treguar se zgjedhin duar të arta kur bëhet fjalë për shkëlqimin e fytyrës së tyre.
Por jo gjithmonë ndodh kështu, Almeda Abazi këtë herë ka vendosur që make-up t’ia bëjnë disa duar të pastërvitura për këtë profesion.
Me videot e postuara në Instastory, bukuroshja na ka treguar sesi një vogëlushe që me shumë gjasa është vajza e motrës të saj teksa e lyen me një laps make-upi.
Me siguri Almeda është kënaqur duke luajtur me vogëlushen edhe pse make-upi nuk është në lartësinë e duhur.