Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec.
Mësohet se në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K.B, rreth 55 vjeç, banues në Porodinë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA761HV, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, 55-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.