Faqja e internetit “Auto Trader” ka nxjerrë në shitje makinën e mbretëreshës Elizabeth II. Sipas tyre Me më pak se 200 000 pound (rreth 300 000 euro) mund të merrni makinën luksoze model Bentley Mulsanne, me të cilën për rreth dy vite ka lëvizur mbretëresha Elizabeth II, duke e transportuar atë në mbledhje të kabinetit në Dawning Street dhe në ditët e festimeve jubilare në Londër.
Makina Bentley e vitit 2012 ka bërë rreth 6000 milje, është një makinë e blinduar, e përbërë nga sedilje lëkure dhe ka sensorë të specializuar.
Është interesant fakti se keni mundësinë e rrallë që të bleni makinën e përdorur nga mbretëresha me jetëgjatë në fronin britanik.