Moti i keq ka nisur të shkaktojë dhe probleme në mjetet që qarkullojnë nëpër qytete. Këto pamje janë filmuar në mes të qytetit të Shkodrës, ku siç shihet makina e 'Postës Shqiptare' ka ngecur në borë.
Gjithçka është regjistruar në qendër të qytetit verior në rrugën kryesore Parrucë - Xhabije. Siç shihet makina nuk është e pajisur me zinxhirë, ndërsa ka prezencë të borës në rrugë, ç'ka ia vështirëson ecjen.
Mirëpo, përtej këtyre pamjeve ajo që bie në sy është solidariteti i disa qytetarëve, të cilët të pranishëm në vendngjarje kanë shtyrë makinën e postës, e cila nuk ka marrë masat për të lëvizur me zinxhirë në një kohë kur vendi është paralizuar nga moti i keq.