INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina fluturuese gati për nisje, e dini sa kushton…[FOTO]

Makina fluturuese gati për nisje, e dini sa kushton…[FOTO]

Publikuar më: 11:38 11-11-2018

Të gjithë e dimë që jemi në epokën e teknologjisë dhe në ditët e sotme nuk ka asgjë që mund të na habisë.

E vërtetë që imagjinata jonë ka ecur me dekada edhe falë filmave që na kanë treguar se në të ardhmen në përditshmërinë tonë do të udhëtojmë edhe me makina fluturuese.

E në fakt shumë shpejt në qiejt e qyteteve nuk do të ketë vetëm avionë, por edhe makina që shërbejnë për distanca më të afërta, makina që fluturojnë sipër nesh.

Makina e parë fluturuese do të jetë gati shumë shpejt. Bëhet fjalë për Pal-V Liberty e cila është projektuar në Holandë .

Tashmë janë duke u kryer edhe testimet e fundit në mënyrë që të marrë certifikatën e parashikuar për në vitin 2020.

Inxhineri që udhëheq këtë projekt Mike Stekelenburg shpjegoi se do të duhen shumë teste për të provuar se makina fluturuese përmbush të gjitha normativat.

Për t’u nisur Pal-V Liberty ka nevojë për një pistë përfshirë 90 deri në 200 metra gjatësi dhe 200 metra largësi.

Për t’u bërë shofer i makinës fluturuese licencë e merrepasi ka mbledhur rreth 40 orë fluturim.

Mësohet se një automjet i tillë do të jetë i disponueshëm në dy versione: E para e garës, edicioni i Pioneer do të kushtojë pothuajse 500 milionë euro, ndërsa version Sport do të kushtojë rreth 300 mijë euro.

4.jpg

3.jpg

2.jpg

 

 

1.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036118030548096